Westerwelle: Serbia, jo në BE pa njohur Kosovën
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka përsëritur se Serbia nuk mund të mbështesë dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës e në të njëjtën kohë të llogarisë në statusin e vendit kandidat. Ai po ashtu ka përsëritur qëndrimin e prerë të Gjermanisë se Serbia duhet të respektojë edhe integritetin territorial të Kosovës.
E them haptas pa ekuivoke: nëse Serbia nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, ky atëherë është një kriter në marrjen e vendimeve tona, thotë Westerwelle. Ngjarjet në veri të Kosovës gjithsesi do të jenë pjesë e diskutimit dhe ato nuk e bëjnë kurrsesi të thjeshtë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën unë e shoh, e dëshiroj dhe e përkrah, ka thënë Westerwelle. / Koha.net