E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin heroinë, arrestohen 2 të rinj nga Babrruja

Dy të rinj u arrestuan në Babrru, Tiranë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shkëlzen Alla, 21 vjeç, dhe Fatmir Murati, 23 vjeç, të dy banues në Babrru janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar Ura.

Të dy të rinjtë janë kapur në flagrancë me 2.8 gram heroinë.  Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi lëndën narkotike, një telefon Nokia dhe 3500 lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›