E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Evropa është në kohën më të vështirë

Gjatë një fjalimi një orësh para mijëra delegatëve të partisë së saj Kristian Demoktrate të hënën, Merkel u bëri thirrje anëtarëve të partisë të largojnë dyshimet në lidhje me euron dhe të pranojnë integrimin politik.

“Evropa është në një nga kohët më të vështira, mbase në kohën më të vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Merkel, gjatë fjalimit të mbajtur në Leipzig. “Nëse euroja vdes, atëherë vdes edhe Evropa”, paralajmëroi Merkel duke u zotuar se do të bënte gjithçka për ta parandaluar këtë.

“Ne duhet ta zhvillojmë më tej strukturën e Bashkimit Evropian. Kjo nuk do të thotë më pak Evropë, por më shumë. Kjo do të thotë krijimi i një Evrope që siguron se euro-ja ka një të ardhme. Detyra e gjeneratës sonë është finalizojmë bashkimin ekonomik dhe monetar në bashkim politik”, tha Merkel e cituar nga Al-Xhazira./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-15 11:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›