E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 40 kg drogë bllokohet bri kufijve tanë

Për ngjarje, një 45 vjeçar nga Shqipëria u arrestua, njofton sot policia kufitare e qarkut të Gjirokastrës, duke cituar policinë greke.

Sipas policisë, marijuana u gjet e fshehur poshtë sediljes në kabinën e shoferit, ndërsa drejtuesi i automjetit R. G, 45 vjeç, u ndalua gjatë kontrollit.

“Ndalimi i shoferit të maunes u mundësua fal bashkëpunimit dypalësh. Gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë, por pranoi të bashkëpunoj. Është ende herët të saktësojmë origjinën e lëndës narkotike, por besohet se ajo mund të këtë ardhur nga Lazarati (Gjirokastër)”, tha policia e Gjirokastrës.

Ndërkohë, në portin e Vlorës u sekuestrua sot 34 kg drogë kanabis sativa, e e fshehur në bagazhin e një mjeti me targa greke, i cili udhëtonte me tragetin e linjës drejt shtetit fqinj, Itali. Policia bëri me dije se lënda narkotike u gjet rreth orës 13:15 minuta në një autoveturë “KIA”, me targa greke, drejtuesi dhe pronari i së cilës do të udhëtonte për në Itali, me tragetin e linjës Vlorë – Brindisi.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Jordanis Panajotis Savvoulidis, 23-vjeç, banues në Athinë, Greqi me shtetësi e kombësi greke. Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se brenda në automjet në pjesën e prapakolpit, në pjesën e bagazhit dhe në veshjet e brendshme të dyerve të tapicerisë ishin fshehur 242 pako me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, të mbështjella me natriban të bardhë.

Ky kontroll nga blutë e qytetit bregdetar mësohet të jetë bërë pas një informacioni që Policia ka marrë në rrugë operative. Vijojnë hetimet për të identifikuar edhe bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-15 15:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›