Inati rus mbi Nabucco-n e BE-së bëri që azerët të firmosnin TAP-in
Tiranë- Pas përzgjedhjes së projektit që do të sjellë gazin e Detit Kaspik nëpër Evropë duket se nuk qëndrojnë vetëm aspektet teknike dhe financiare, por marrëdhëniet politike mes grupeve të interesit.
Agjencia e lajmeve e Bashkimit Evropian, EurActiv (www.euractic.com) pasi shkruan sot se konsorsiumi austriak Nabucco West, që konkurronte për të ndërtuar një tubacion për të sjellë gazin e Azerbaixhanit në Evropë, nuk ka qenë i përzgjedhur nga operatorët në fushën e gazit. E në vend të tij konsorciumi Shah Deniz zgjodhi projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), i cili kalon përmes Shqipërisë, ndryshe nga rivali që e përjashtonte trajektoren nëpër vendin tonë, raporton:
Javën e kaluar u bë e njohur se shteti azerbajxhanas i energjisë SOCAR do të blejë shumicën e aksioneve në rrjetin e operatorit të gazit natyror të Greqisë DESFA. Lajmi u interpretua nga ekspertët si favorizim i zgjedhjes së TAP-it. Gjithashtu, raportet e shtypit kanë sugjeruar se Azerbajxhani nuk dëshiron probleme me fqinjin e tij rus. Madje është e njohur gjerësisht se Rusia ka një neveri për projektin Nabucco dhe ka hartuar projektin e saj, të tubacionit Rrjedha e Jugut, si një mjet për të vrarë projektin e favorizuar nga BE-ja,-thuhet në artikull.
Nabucco, i cili prej një dekade po planifikohej të realizohej, po haej me TAP-in, një projekt i Statoil, AXPO dhe E.ON Ruhrgas.
“Projekti Nabucco është i gjatë për ne”,- tha Gerhard Roiss, shefi ekzekutiv i kompanisë austriake OMV të energjisë, në një konferencë për shtyp, i cituar nga ‘EurActiv’.
Konsorciumi që zgjodhi projektin TAP mbi Nabucco-n e Perëndimit për të transportuar gazin e Azerbaixhanit në Evropë destinon çmime më të larta të gazit në Itali dhe Greqi, si pasojë,-tha OMV-ja.
Roiss i pyetur nëse çmimet e larta të gazit mund të pasojnë në shtrëngesa që rrënojnë Greqinë ose furnizimin e Italisë tha: “Shtrohet pyetja nëse kjo është një gjethe fiku për një vendim politik? Jua lë juve për ta gjykuar”,-tha ai.
Në samitin e posaçëm të BE-së mbi energjinë, që u mbajt më 14-15 mars, presidenti bullgar Rosen Plevneliev tha se Nabucco ishte një prioritet jo vetëm për vendin e tij, por për 16 anëtarët e BE-së.
Vendimi,gjethe fiku
Zgjedhja e TAP-it lë Bullgarinë si humbësin më të madh dhe Greqinë si fituesin më të madh, sipas raporteve të shtypit.
Bullgaria është pothuajse 100% e varur nga importet e gazit rus. Planet për ndërtimin e Rrjedhës së Jugut, i cili gjithashtu do të kalojë përmes Bullgarisë, tani mund të jetë lihet menjanë, sepse projekti është parë si masë e madhe politike dhe tepër i shtrenjtë.
Italia, e cila do të jetë përfituesi më i madh i gazit azerbajxhanas nga TAP-i, kishte mundësinë e ndërtimit të terminaleve LNG në rast se konsorciumi Shah Deniz zgjidhtë Nabucco-n.
Dorina Bilbili/IDEA/