Merkel-Gruevski: Të zgjidhet cështja e emrit
BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot në Berlin se cështja e emrit duhet patjetër të gjejë zgjidhje. Ajo këtë e theksoi pas takimit të zhvilluar në Berlin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e lajmeve maqedonase Ina.
Merkel theksoi se Gjermania angazhohet për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe vlerësoi se nevojitet përparim në procesin me Greqinë dhe pëlqim nga Greqia.
"Personalisht vlerësoj se pranimi në NATO është i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojnë negociatat me Greqinë që të gjendet zgjidhje", theksoi Merkel.
Kancelarja gjermane theksoi se pret që vendet nga Balkani Perëndimor t'i plotësojnë kushtet siç e bënë këtë Kroacia dhe Sllovenia para se të bëhen anëtare të institucioneve euroatlantike.
Kryeministri Gruevski theksoi se angazhimi i Maqedonisë është zhvillimi i mëtejshëm dhe përparimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilët sigurojnë bazë për dinamizimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas tij, Maqedonia de fakto është anëtare e NATO-s.
"Maqedonia është kontributor çdokund ku NATO-ja e kërkon prej neve. Paqesorët tanë marrin pjesë në misione në NATO, ndërsa në Parlamentin tonë nuk ka pasur asnjë votë kundër kësaj pjesmarrje. Ne jemi penguar të bëhemi anëtarë për shkak të një kontesti, të cilin fqiu i ynë Greqia e ka me ne, respektivisht kundërshtimi i tyre për emrin, identitetin dhe gjuhën tonë", theksoi Gruevski.
Në kuadër të vizitës punuese në Gjermani, kryeministri Gruevski mbrëmë në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin u takua me mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë në kryeqendrën gjermane.
(ma.ar/BalkanWeb)