E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Mbështetje për kapërcimin e krizës në Greqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar dje Kryeministrin grek, Jorgo Papandreu, duke premtuar mbështetje në përballimin e krizës së borxheve. Merkel tha se Gjermania do të vërë në dispozicion atë ndihmë që është e nevojshme, duke shtuar gjithashtu vlerësimin e Gjermanisë për reformat e deritashme në Greqi. Kryeministri grek është shprehur se Greqia do tu përmbahet premtimeve të saj për të marrë këstin tjetër të kredisë nga BE dhe FMN. Papandreu i siguroi biznesmenët gjermanë, se shteti i tij ka potencial të madh, duke u bërë thirrje për investime. Kritikat e vazhdueshme drejtuar Greqisë janë thellësisht frustruese, jo vetëm në nivelin politik, ku po bëhet një përpjekje supernjerëzore për të përmbushur kriteret e rrepta në kohën e thellimit të recensionit, por edhe për grekët që janë duke bërë sakrifica të dhimbshme dhe ndryshime të vështira, tha Papandreu. Kancelarja gjermane theksoi se Gjermania nuk është e gatshme për programe të tjera stimuluese të ekonomisë me të cilat do të rritej kërkesa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›