E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia me tatim për pasuritë e patundshme

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 14:30

Parlamenti i Greqisë miratoi një tatim të ri për pasuritë e patundshme, i cili është pritur me shqetësim të madh nga grekët e thjeshtë, pasi thellon masat fiskale ndaj tyre.

Por kjo mase shihet nga ana tjetër e detyrueshme për qeverinë greke, për të plotësuar kushtet e kreditorëve dhe për të ruajtur praninë në eurozonë, vlerësojnë analistët nga Athina.

Amendamenti ligjor që ishte propozuar u miratua nga deputetët e PASOKU-ut në pushtet, përfshirë edhe votën e një deputeteje të pavarur, të përjashtuar nga Partia e opozitës “Demokracia e Re”.

Megjithëse votimi ishte kundërshtuar nga qindra qytetarë grekë, ai ishte inkurajuar për të frenuar evazionin fiskal edhe në këtë sektor .

Vendimi prek edhe komunitetin e emigrantëve shqiptarë, të cilët përbëjnë edhe numrin më të madh të emigrantëve të huaj në Greqi.

Shumë prej tyre kanë blerë shtëpi apo dyqane për biznese të vogla në Greqi dhe tatimi i ri pritet të rëndojë mbi këtë kategori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›