Tony Blairi tradhtar?

Toni Blair ka krijuar një miqësi të ngushtë personale me një nga gratë më të pasura dhe më kundërthënëse të Izraelit.
Ofra Straus, 51 vjeçe, e cila u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj i dytë gjatë vitit të kaluar, është presidentja e një kompanie ushqimi, çmimet e larta të së cilës nxitën protestat më të mëdha sociale në historinë e Izraelit.
Ajo është parë shumë shpesh në shoqërinë e Toni Blairit, madje shtypi izraelit ka spekuluar hapur se ata kanë krijuar lidhje intime me njëri-tjetrin.
Këtë deklaratë, zëdhënësi i Straus e ka mohuar me zemërim, ndërsa Blair tha se nuk ka “asgjë të papërshtatshme” në miqësinë e tyre.
Ish-kryeministri britanik është një vizitor i shpeshtë i Izraelit, për shkak të rolit të tij si përfaqësuesi i katërshes në negociatat për paqen në Lindjen e Mesme.