Berisha në tetor viziton Shkupin

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fund të muajit tetor do të vizitojë Maqedoninë, me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikola Gruevski.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Cejku, pas një takimi që realizoi në Tetovë, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Njëkohësisht e njoftova Ahmetin me vizitën e ardhshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha në Maqedoni, në përgjigje të ftesës që kryeministri Gruevski i ka bërë atij”, deklaroi Arben Cejku.
Kjo vizitë ishte paraparë të realizohej në maj të vitit të kaluar, por u anulua nga pala shqiptar për shkak të, siç u tha zyrtarisht, angazhimeve të kryeministrit Berisha dhe thellimit të krizës politike në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës.
Me këtë vizitë, mësohet se Berisha dëshiron t’i japë një shtytje procesit për lëvizjen e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.
Temë diskutimit në takimin mes Berishës dhe Gruevskit do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, raportet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, implementimin i Marrëveshjes së Ohrit dhe perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.