Merkel: Nata e 9 nëntorit 1989 ishte realizimi i një ëndrre
"Ishte rezultat i një historie të gjatë presioni dhe lufte kundër këtij presioni". Pasi ka bërë këtë deklaratë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kaluar ish-vijën e kufirit që ndante Berlinin në dy pjesë, në Bornholmer Strasse, dhe ka çelur festimet zyrtare të 20 vjetorit të rrëzimit të murit famëkeq. Bashkë me kancelaren gjermane, ishin edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik në kohën e rrëzimit të murit, Mikhail Gorbaçov dhe ish-presidenti i Polonisë Lech Valesa. Bornholmer Strasse ishte pika e parë përgjatë kufirit të murit, e cila u hap për qytetarët gjermanolindorë në natën historike të 9 nëntorit 1989. Merkel ka përshëndetur gjermanolindorët për guximin që patën për shembjen e murit. "Nata e 9 nëntorit 1989 ishte realizimi i një ëndrre", tha Merkel gjatë një fjalimi në Berlin, duke kujtuar se kjo datë ishte njëkohësisht një ëndërr dhe një traumë. Merkel i referohej 9 nëntorit 1938, i njohur si "Kristallnacht", kur nazistët dogjën sinagogat në perandorinë gjermane. Merkel, e para lidere gjermane që është rritur në ish-republikën demokrate gjermane, po pret dhjetëra liderë botërorë në përkujtimin e rënies së murit, i cili solli bashkimin e dy gjermanive dhe përshpejtoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Kancelarja gjermane u shpreh se 20 vjet më parë kishte qenë e pranishme në Bornholmer Strasse, ku u hap pika e parë e murit nga qytetarë të pjesës perëndimore të Berlinit. "M'u dha mundësia dhe shkova në anën tjetër. Unë isha një shkencëtare, fizikante e Akademisë së Shkencave në Institutin Qendror për Fizikë dhe Kimi në atë kohë", tha Merkel. Ndërkohë që në emër të katër fuqive aleate të cilat ishin prezente në Berlin pas Luftës së Dytë Botërore, në kryeqytetin gjerman ndodhen presidentët e Francës dge Rusisë, Nikolas Sarkozi dhe Dimitri Medvedev, kryeministri britanik Gordon Braun, sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton. Por edhe presidenti i Komisionit Europian Zhoze Manuel Barroso, dhe ai i Parlamentit Europian Xherzi Busek. Bashkë me të janë edhe shefat e qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kryeministri Italian Silvio Berluskoni.
Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton është takuar me nxënës shkolle të Berlinit, pak përpara se liderët botërorë, të së shkuarës apo të tanishëm, të përkujtojnë në ceremoninë zyrtare 20 vjetorin e rënies së murit. Nxënës të shkollës së Oranienburgut, në veri të Berlinit, ish-pjesë e Gjermanisë Lindore, morën pjesë në projektin artistic të njohur si "Dominotë". Një mijë gurë të mëdhenj dominoje janë pikturuar nga artistë, banorë lokalë dhe grupe shkollore të Gjermanisë.