Hyseni: Kosova është gati për në GJND
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare i ka përfunduar të gjitha përgatitjet për t'u paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila do të japë vlerësimin e saj ndaj shpalljes së pavarësisë.
"Republika e Kosovës i ka bërë përgatitjet e nevojshme që edhe në pjesën përfundimtare të procesit të vlerësimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës të paraqitet në mënyrë dinjitoze. Gjithashtu, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të dëshmuar se shpallja e pavarësisë ka qenë një akt legjitim", ka theksuar Hyseni.
Ndërkohë ministri Hyseni ka shprehur më tej besimin e tij tek paanshmëria e gjykatës së Hagës, e cila do ta nisë shqyrtimin e çështjes në fjale më 11 dhjetor.