Nis ceremonia e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit

Ka filluar ceremonia për përkujtimin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.Në ceremoni marrin pjesë udhëheqës nga vende të ndryshme ku me një veprim simbolik ata do t'i bashkohen kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për të kaluar në këmbë Urën Bornholemer, pikëkalimin e parë kufitar që u hap në vitin 1989 në qytet.
Shkatërrimi i tij kontribuoi në rënien e komunizmit, bashkimin e Gjermanisë dhe në përfundimin e Luftës së ftohtë.
Përgjatë vijës së murit të dikurshën janë vendosur domino gjigande të pikturuara nga të rinjtë. Ato do të rrëzohen për të demonstruar se si ranë njëra pas tjetrës qeveritë komuniste të asaj kohe në Evropën Lindore.