E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Ok ndihmës financiare për Spanjën dhe Italinë

04-07-2012 / Gazeta 55

Kancelarja gjermane do takohet në Romë me homologun e saj italian, Mario Monti

Kryeministri italian, Mario Monti, do të takohet në Romë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, takim i cili do të ketë në fokus çështjet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.
Por, kriza në Eurozonë, siç njofton agjencia e lajmeve DPA, pritet të jetë në krye të axhendës së diskutimeve ndërmjet Montit dhe Merkelit.
Takimi vjen një javë pas samitit të fundit të liderëve evropianë në Bruksel.
Gjatë samitit në fjalë, kancelarja gjermane ka përkrahur dhënien e një ndihme financiare për Italinë dhe Spanjën, të cilat aktualisht ballafaqohen me një krizë financiare.
Në takimin me kreun e ekzekutivit italian, Merkelin do ta shoqërojnë pesë anëtarë të kabinetit të saj, përfshirë ministrin e jashtëm, Gido Vestervelle dhe atë të financave, Volfgang Shojble.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›