E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Do të vazhdojmë reformat në shëndetësi

04-07-2012 / Gazeta 55

“Objektivi ynë rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit”



Përmirësimi i skemës së tenderimit të ilaçeve, infrastrukturës diagnostikuese dhe trajtuese si dhe rritja e autonomisë administrative të spitaleve janë disa nga prioritetet e ministrit të ri të Shëndetësisë, Vangjel Tavo i cili në daljen e tij të parë publike në këtë post konfirmoi se rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve do të jetë objekivi kryesor i punës së Ministrisë së Shëndetësisë.


Ministri i Shëndetësisë,  Vangjel Tavo ka vlerësuar punën e bërë nga ish- ministri, Vasili dhe është shprehur se reformat e nisura prej tij do të thellohen më tepër. 


Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë stafit për të përmbushur qëllimin e mazhorancës qeverisëse për rritjen e shërbimit ndaj publikut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›