Danimarka mbështetje Ina Ramës

Takimi pati si temë kryesore pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, dhe u vlerësua performanca e Prokurorisë shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.
Mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një nga kushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend. Në këtë aspekt u trajtuan dhe çështje të veçanta me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të ndryshëm, siç janë ato që lidhen me ngjarjet e 21 janarit, transparenca dhe efektiviteti në gjykim. Në vijim të takimit midis Kryeprokurores dhe ambasadorit të Danimarkës, u trajtuan dhe çështje mbi zhvillimet aktuale.
Në takim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës. Mbi këtë bazë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë Shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve të akuzës të dy vendeve. /Start/
2012-01-27 14:35