Meta nga Jala Politika te angazhohet per imunitetin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor për Integrim, në kampingun veror në plazhin e Jalit, i ka bërë thirrje klasës politike, që në sesionin e ri parlamentar të angazhohet seriozisht për të mbyllur kapitullin e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
“Ndaj është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje brenda javëve të para të shtatorit për çështjen e imuniteteve në mënyrë që të konsolidohet mundësia për marrjen e statusit kandidat, sepse përfitimet e Shqipërisë janë të shumta, ashtu sikurse çdo vonesë do të jetë e kushtueshme dhe me pasoja afatgjata”- deklaroi Meta.
Heqja e imunitetit, përbën një kriteret e rëndësishme për Shqipërinë në funksion të marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian. Për zotin Meta, partitë politike duhet të udhëhiqen nga interesi kombëtar.
“Ethet e zgjedhjeve te 2013 dhe llogaritë elektorale të 2013 asnjë forcë politike të mos i bëjë në dëm të statusit kandidat në Bashkimin Europian, që vendi duhet të marrë në vjeshtën e këtij viti, në mënyrë që ta festojmë të gjithë 100 vjetorin, jo vetëm me krenarinë për të gjithë ato breza e gjenerata patriotësh të cilët krijuan me aq mund e sakrifica shtetin tonë, por njëkohësisht edhe për të pasur vlerësim sado minimal për klasën e sotme politike e cila nuk duhet që të cënojnë këtë festë të 100 vjetorit me një politikë mëndje-ngushtë dhe njëkohësisht afatshkurtër”-theksoi ai.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se politika duhet të punojë në mënyrë që të rrisë dinjitetin e vendit, në raport me familjen europiane.