E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Rinegocimi i paktit fiskal, i pamundur

BERLIN - Një ditë pas fitores së presidentit të ri të Francës, Fransua Hollande, Gjermania hodhi poshtë idenë e kreut të ri të shtetit francez për një rinegocim të paktit fiskal.
“Nuk është e mundur të rinegociojmë këtë pakt fiskal” - deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merel.

Ajo theksoi se 25 nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian e kanë firmosur tashmë këtë marrëveshje në muajin mars e cila parashikon vendosjen e një disipline buxhetore në vendet anëtare.

Hollande ka bërë thirrje për ndryshim të strategjisë për situatën financiare, duke kërkuar rinegocim të paktit fiskal për ekonominë europiane.

Por zëdhënësi i Merkel tha se një propozim i tillë nuk do të pranohet, pavarësisht vullnetit të Berlinit për të mirëpritur idetë e presidentit të ri Francez. Disa ditë më parë, kampi i Hollande theksoi se ka gati një zgjidhje pragmatike mbi mosmarrëveshjen me kancelaren Merkel, lidhur me paktin fiskal që mund të kufizojë shpenzimet qeveritare në vendet e Bashkimit Europian.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›