Shehi: Aleancë me PD, jo me “partinë e Topit”
Bashkëthemelues i PD- së, ish-funksionar i lartë i saj, aktualisht kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk përjashton mundësinë që një president i zgjedhur nga PD-ja të jetë konsensual. Shehi mbështet një president nga PD-ja dhe përjashton nga gara presidenciale ish-kryeministrin Fatos Nano, për të cilin në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” thotë se nuk do ta votonte nëse do të ishte në Kuvend. Shehu këmbëngul që kreu i shtetit të jetë nga e djathta, pasi sipas tij, PD-ja i ka votat për pasardhësin e Bamir Topit. Kur bie fjala për partinë e re të këtij të fundit, Shehu në mënyrë të prerë shprehet: “Nuk bëhemi pjesë e saj”. Kreu i LZHK-së vëren se “Fryma e Re Demokratike” ka 5 ditë që është krijuar, ndërsa sipas tij themeluesit e saj kujtojnë se kanë 15 vite që shqiptarët u shkojnë pas. Dashamir Shehi lë të hapur mundësinë për një aleancë me PD-në, por nënshkrimi i saj do të lihet diku nga vjeshta, pasi siç thotë ai, më parë duhet të zgjidhet kreu i ri i shtetit.
Z.Shehi, ndryshe nga partitë e tjera, LZHK-ja ka qëndruar indiferente ndaj çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, duke mos u përfshirë në këtë debat. Pse?
Është shpejt për të folur për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kushtetuta parashikon fundin e muajit maj për fillimin e procedurave të zgjedhjes. Pastaj, ne nuk jemi parti parlamentare.
Ju nuk do të bëni asnjë propozim konkret?
Është e thjeshtë të bësh propozime, por kur nuk ke asgjë në dorë, dhe kur nuk je në parlament, çfarë vlen pastaj…?
Edhe partitë e tjera politike që nuk janë në parlament kanë shprehur mendimet e tyre për pasardhësin e Topit…
Bëjnë zhurmë kot, pasi asnjëri prej atyre që kanë folur nuk kanë ndonjë ndikim, pasi për të bërë një propozim për kreun e ri të shtetit duhet të mbledhësh 20 firma deputetësh. Asnjëra prej këtyre partive nuk i ka, kështu që bëjnë zhurmë kot, krijojnë tymnajë, pasi nuk i kanë votat.
Atëherë, ka të drejtë PD-ja kur thotë se do ta zgjedhë vetë presidentin e ri të vendit, pasi i ka votat për ta bërë një gjë të tillë?
Sigurisht që ka të drejtë, pasi PD-ja i ka votat në Kuvend.
Domethënë, ju e mbështesni një president të dalë nga PD-ja?
Edhe ai president që do të zgjidhet nga Partia Demokratike mund të jetë konsensual. Nuk është e thënë kjo.
Si i shikoni përpjekjet e ish-kryeministrit Fatos Nano për t’u bërë president?
Është e drejta e tij, por atë le ta propozojë partia e tij, PS-ja konkretisht. Ç’punë ka ai të kërkojë votat e së djathtës kur vetë e djathta i ka të gjitha mundësitë që ta zgjedhë kreun e ri të shtetit.
Pra, ju nëse do të ishit deputet nuk do ta votonit Fatos Nanon për president?
Në asnjë mënyrë. Kur dolëm në ‘90-ën, dolëm për të rrëzuar Nanon dhe të tjerë si puna e tij. Nuk dolëm për të rrëzuar Enver Hoxhën, pasi ai kishte vdekur dhe s’kishim pse të merreshim më të. Dolëm, sepse donim të largonim nga pushteti njëherë e mirë, regjimin e z.Nano. Boll e mbajtëm për 20 vite me radhë, pse duhet t’i durojmë edhe 30 vite të tjera. Është e tepërt kjo punë.
Mua nuk më pëlqen kandidatura e z.Nano dhe nuk do ta votoja. Le të merret partia e tij me të. E djathta nuk mund të votojë njerëz me teserë të Partisë Komuniste. Nuk ka sens.
Po kandidaturën e znj.Jozefina Topalli do ta mbështesnit?
Të paktën ajo është pak më e mirë se emri i Fatos Nanos. Nëse e zgjedh PD-ja është vendim i saj. Unë nuk kam të drejtë vote. Gjithsesi, them se duhet një kandidaturë nga e djathta.
Do të ishte një zgjidhje, një president jashtë politikës?
Varet nëse bien dakord palët, por unë mendoj se ky emri jashtë politikës duhet të jetë të paktën një burrë me peshë publike, të ketë shkruar nja dy letra për popullin e vet, a ndonjë fjalë për ekonominë e vendit dhe jo ta marrësh ashtu kot dhe ta ulësh në karrigen e presidentit të vendit. S’do të kishte logjikë një vendim i tillë.
Po për sa i përket “Frymës së Re Demokratike”, si e shikoni atë dhe a do të ketë ndonjë peshë në skenën politike në vend?
Koha dhe zgjedhjet parlamentare të 2013-ës do të tregojnë sesa peshë kanë, apo do të kenë në elektorat. Deri më tani janë hedhur vetëm hapat e parë, ku nuk vihet re asgjë interesante. Por ajo që më çudit mua është se kanë 5 ditë që janë krijuar dhe bëjnë sikur kanë 15 vjet që shqiptarët u shkojnë mbrapa.
Kjo e përjashton mundësinë e ndonjë marrëveshjeje të LZHK-së me “FRD-në” e Bamir Topit?
Nuk bëjmë marrëveshje ne me ta. Nuk ka asnjë mundësi që të bëjmë aleancë me këtë forcë politike.
Cilat janë arsyet?
Ne do të mbajmë qëndrimin tonë si Lëvizje për Zhvillim Kombëtar. Mirë, keq, ne kemi një investim politik. Ne nuk jemi një gjë e re. Ne jemi forcë e konfirmuar. Ne këtë linjë kemi dhe kësaj linje do t’i mbahemi. Unë i uroj punë të mbarë kujtdo që merret me politikë. Nuk ka më logjikë, që pas kaq kohësh të nisin gjërat nga e para.
Po me PD-në ka pasur tentativa për bashkëpunim?
Aktualisht nuk ka asgjë konkrete. Të shohim më vonë se ç’do të bëjmë.
Kryeministri Berisha e ka lënë të hapur mundësinë e një aleance bashkëqeverisëse dhe zgjedhore me LZHK-në. Ju, jeni gati për një bashkëpunim të tillë?
Të përfundojë një herë kjo çështja e presidentit të ri, se siç duket do të zgjasë shumë. Të kalojë dhe vera, pastaj shohim nga shtatori. Se këto punë nuk zgjidhen ditë të shtunë; prit të kalojnë këto, pasi ujërat e Lanës rrjedhin normalisht.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)