E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje në disko, katër të plagosur

Policia bëri të ditur se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S. Samara, 24-vjeç,  ndërsa me mjete të forta janë plagosur shtetasit D. Metko, 24-vjeç si dhe E.Shehu, 23-vjeç. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një punonjës policie që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Në pranga përfunduan shtetasit  Daniel Muhameti 22 vjeç banues ne lagjen nr 18 Korçë si dhe 2. N.K 15 vjeç banues në lagjen nr 18 Korçë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi mesnatën e ditës së djeshme, në lagjen nr 11 Korçë, në ambientet e disko “Galaxy” së bashku dhe me shtetasin e shpallur në kërkim me iniciale A.K 19 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit e plagosur.

Ne momentin e konfliktit është ndodhur dhe ka ndërhyrë për të parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme një specialist Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, i cili gjate ndërhyrjes ka mbetur i plagosur me arme zjarri.

Po kështu kanë filluar hetimet në gjendje të lirë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” për shtetasin Olger Buleçi 33-vjeç banues ne Korçë, i cili është pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, pasi ka pare ngjarjen, ka njohur personat ne konflikt dhe nuk ka dhënë shpjegime për rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-një gëzhoje e kalibrit 7.65 mm
-dhe një krehër me 8 fishekë të të njëjtit kalibër.

Materialet e përpiluara do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime te mëtejshme./Start/.

                                                                                             2011-10-10 09:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›