Studimi, zviceranët populli më i pasur në botë
ZYRIH- Zviceranët janë më të pasurit në botë, duke lënë pas në këtë mënyrë SHBA dhe Japoninë.
Sipas studimit më të fundit rritja e pasurisë ka qenë më e fortë në vendet në zhvillim, ku akoma më shumë persona po bëhen pjesë e klasit të mesëm.
Zviceranët kanë mbledhur në vitin 2010 të ardhura financiare bruto me një vlerë prej 207 393 euro për banorë, një rritje me 4,2 për qind.
SHBA-ja renditet e dyta me të ardhura bruto prej 111 897 euro për person dhe Japonia e treta me 111 598 euro, sipas një klasifikimi të vendosur në pesë vende nga shoqëria gjermane e sigurimeve Allianz.
Franca klasifikohet 15-ta me 63 774 euro, madje para Gjermanisë që renditet e 17-ta me të ardhura bruto për person 60 123 euro.
Në nivel botëror, të ardhurat fianciare bruto janë rritur vitin e kaluar me 6,2 për qind me 95 300 miliardë euro duke kaluar për herë të parë nivelin para krizës financiare në vitin 2007.
Ndërkohë që vendet e industrializuara kanë shfaqur një rritje me një shifër mesatare, vërejmë gjithashtu rritje për Irlandën, Italinë dhe Spanjën, vendet në zhvillim kanë regjistruar rritje të të ardhurave të tyre.
(e.m/AFP/BalkanWeb)