Merkel: Serbia te pranoje realitetin
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, u ka bere dje thirrje politikaneve te Ballkanit Perendimor qe perfundimisht t'i tejkalojne mosmarreveshjet e ndersjella, ne dobi te ardhmerise me te mire te popujve te tyre dhe integrimit evropiane te rajonit. "Marredheniet e Serbise dhe Kosoves, percarjet brenda Bosnjes e Hercegovines, konflikti greko-maqedonas rreth emrit dhe problemit Kroato -Slloven rreth kufirit. Ballkani Perendimor eshte plot me ceshtje te hapura bilaterale qe demtojne fqinjesine e mire dhe prishin stabilitetin e rajonit", ka thene Merkel. Sipas kancelares gjermane, komuniteti nderkombetar ne Kosove vetem kushtimisht mund te ndihmoje ne vendosjen e shtetit funksional. "Kurrfare faktori nderkombetar nuk mund te nxise forcat e vendit, njerezit ne Kosove kete duhet ta bejne vete. Kjo nenkupton edhe deshiren per bashkepunim dhe bashkejetese me serbet, por qe edhe Serbia duhet t'i pranoje rrethanat ekzistuese. Kjo nuk eshte nje proces i lehte, ndersa ne radhe te pare varet nga qytetaret e Kosoves. Asnje vend nuk mund qe shtetit tjeter nga jashte t'i imponoje konstruksionin e mire", ka thene Merkel, ne nje bisede me gazetaret e huaj ne Berlin.