Taishan, aty ku kukulla Barbi eshte nje mit
TAIPEI - Me siguri ajo eshte larguar nga qyteti me shume se 20 vjet me pare, por Barbi mbetet gjithsesi mbreteresha e Taivanit. Periferia Taishan, qe ndodhet pak kilometra larg kryeqytetit Taipei, mbeti e shkrete ne vitin 1987, kur prodhuesi i lodrave, Mattel Inc., mbylli fabriken dhe levizi aktivitetin ne drejtim te Kines dhe Azise Juglindore. Sipas Reuters, kjo fabrike ishte ne fakt burimi kryesor i te ardhurave per ekonomine e ketij qyteti, ndaj nje e treta e popullsise prej 10 mije banoresh mbeten te papune, nderkohe qe edhe shume ndermarrje te tjera u mbyllen. Ne ditet e sotme, punetoret nostalgjike vijojne ende te krijojne kostume per kukullen Barbi, qe variojne nga veshjet tradicionale kineze, ato taivaneze e deri te gjithcka tjeter qe ata fantazojne. "Une nuk mund te ndahesha kurre nga puna ime e vjeter", tha nje punetor 56-vjecar, Chou Ching Fang, i cili sapo ka perfunduar se qepuri nje fund mbremjeje me stil kinez per kukullen e famshme. Nje uorkshop qe kane krijuar se bashku keta punetore, ka deri tani 15 anetare, te cilet shpeshhere e gdhijne duke stiluar veshjet per kukullat plastike dhe duke biseduar sikurse bisedojne ato.
Shtepia e dyte e Barbit
Grate kane veshur nderkaq nje Barbi ne nje karrige me rrota, qe eshte dizajnuar per t'i ngjare ish-gruas se pare te Taivanit, Wu Shu-jen, si dhe nje tjeter qe i ngjan zonjes se pare aktuale te shtetit, Christine Chow Ma. Me rastin e 50-vjetorit te krijimit te kukulles Barbi, grate e ketij eorkshopi kane krijuar kostume, qe do te shiten per 1.2 dollare, 900 prej se cilave jane per ekspozim te jashtem. Nje flamur ne kete uorkshop lexon: "Taishani, me 20 vjet perpjekje origjinale per prodhimin e Barbit, eshte shtepia e dyte e kesaj kukulle. "Kur filloi punen ne vitin 1967, fabrika Mattel prodhonte 180 kembe plastike per kukulla ne 8 ore pune, duke e rritur kapacitetin deri ne 2 mije kembe ne pak kohe me pas. Taishani e ka perkujtuar kete epoke te historise se tij, duke ngritur nje muze, ne te cilin ekspozohen kukulla Barbi me veshje nga me te ndryshmet, qe nga ato intime, e deri te fustanet e mbremjeve. Qyteti, i cili njihet me se shumti per fabrika dhe dyqane per riparime te ndryshme, shpreson qe muzeumi dhe uorkshopi Mei-ning nje dite do ta realizoje endrren e tij per t'u bere qyteti meme i Barbit dhe per t'u futur gjithashtu ne harten turistike te Taivanit. "Ne urojme qe kujtimet per Barbin te restaurohen", tha menaxheri i uorkshopit, Ku Tsui, i cili shtoi se do te deshironte qe turistet te shihnin gjithashtu artin e punetoreve qe qendrojne pas industrise.