“Policia do ta shembë mentalitetin e vjetër”

Në këtë takim, mori pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili ka garantuar mbështetjen e mëtejshme të OSBE-së në këtë nismë të nisur nga Policia e Shtetit.
“Unë bashkohem me ata që shpresojnë se aktiviteti i sotëm do të ndihmojë që tani e tutje të shohim një Forum aktiv grash, një forum që do të promovojë kryesisht të drejtat e grave në forcat e policisë dhe që do të kontribuojë në rkijimin e kushteve më të mira të punës për gratë police. E gjithë kjo bëhet për ekuilibër, për një shërbim më të mirë policor në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë, burra e gra bashkë”, u shpreh z. Wollfarth.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, duke shprehur kënaqësinë për kërkesat në rritje të femrave për t’u bërë pjese e organizatës policore, madje edhe për t’u përfshirë në struktura dhe operacione të rëndësishme të policisë, garantoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për realizimin e një iniciative të tillë.
“Do të keni gjithë përkrahjen e duhur të drejtuesve të Policisë së Shtetit për t’u bërë pjesë e operacioneve policore dhe drejtimit kryesor i juaji do të përqëndrohet drejt terrenit. Unë do të jem një nga përkrahësit tuaj për të shtuar numrin e femrave në radhët e policisë dhe për të arritur përqindjen e grave në organizatat ndërkombëtare policore. Vetëm në dy vitet e fundit janë pranuar në polici 132 femra. Ky numër do të vijë gjithnjë e në rritje dhe organizata e policisë nëpërmjet jush do të marrë fizionominë që i takon. Duhet të luftojmë konceptet dhe mentalitetet e vjetra që mund të kenë mbetur akoma tek disa nga ju për t’iu shmangur terrenit”, theksoi z. Burgaj. /Start/
2011-11-23 14:46