Merkel dërgon Berlinin në Rusi (VIDEO)

Merkel "dërgon" Berlinin në Rusi
Kjo ndoshta është një fakt që dëshmon pse ende Evropa po vuan nga kriza financiare. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është mjaft e dobët në gjeografi.
Gjatë një ore mësimi të hapur në shkollën Ndërkombëtare Evropiane në Berlin, Merkel ka ngatërruar vendndodhjen e kryeqytetit të vendit të saj.
Gjatë orës së mësimit, të vegjlit i kërkuan të gjente vendndodhjen e vendlindjes së saj, Hamburgut. Por Merkel shpejt hoqi dorë. Kjo kuptohet, pasi më pas ajo tha se do të gjente Berlinin, të cilin e dërgoi në Rusi.
http://www.youtube.com/watch?v=l2pO6PFYnL4
Berlini duhet të jetë këtu? Ose këtu?, pyeste Kancelarja. Jo, iu përgjigj vetvetes. Po këtu kush është?
Ajo është Rusia, i ktheu modestisht përgjigje mësuesja.
Çfarë, Rusia? Kaq afër?, tha Merkel se surprizuar.
Ndoshta Merkel është ngatërruar ngaqë e mendon Rusinë pjesë të kontinentit aziatik. /F.S/