E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i basteve italiane, përfshihet edhe një shqiptar

Pamje nga skandali basteve

Skandalet e basteve kanë tronditur sërish Italinë. Këtë herë, pas një hetimi të gjatë janë arrestuar ditën e sotme 19 persona, mes të cilëve edhe kapiteni i Lacios, Stefano Mauri, ndërsa dyshohet edhe mbrojtësi i kombëtares italiane, Domeniko Krishito. Por mediat italiane flasin edhe për përfshirjen e trajnerit të Juventusit, Antonio Konte duke ngritur hije dyshimi mbi tërë futbollin italian.

Gjithashtu në këtë skandal është përfshirë edhe një shtetas shqiptar i cili ka është ortak me një shtetas boshnjak. Ai quhet Kujtim Qoshi, ndërsa ortaku i tij është Safet Altiç. Të dy këta persona janë fotografuar me Krishiton dhe me futbollistin tjetër, Xhiuzepe Skuli, në një moment gjatë të cilit mendohet se janë duke fiksuar rezultatin e një ndeshje. /Il Quotidiano Della Calabria/

Përgatiti: E.L

Skandali i basteve në Itali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›