E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA e përgatitur për opsionin ushtarak në Siri

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes është përgatitur për opsionin ushtarak për ti dhënë fund dhunës në Siri, nese presionet diplomatike nuk arrijnë ti ndalin luftimet”. Deklarata eshte bere nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej për rrjetin CBS.

Unë mendoj se presioni diplomatik gjithmonë duhet t’i paraprijë çdo diskutimi rreth opsioneve ushtarake. Dhe kjo është puna ime, opsionet, jo politika. Dhe kështu, ne do të jemi të përgatitur për të siguruar opsionet (ushtarake)nëse na kërkohet për ta bërë këtë “, ka thënë ai.

Komentet e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mënyrë unanime dënoi përdorimin e tankeve dhe artilerisë në një sulm të forcave siriane në qytetin e Houlas, ku u vranë të paktën 108 njerëz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›