Në qershor nisin kërkimet për naftë në Berat

Kërkimet për naftë, foto arkiv
Kompania “Petromanas” në partneritet me kompaninë holandeze “Royal Dutch Shell” do të nisë në qershor shpimin e një pusi të ri të naftës në zonën e Shpiragut në qarkun e Beratit, duke shënuar kështu zgjerimin e zonave të reja naftëmbajtëse në Shqipëri.
Burime zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) thanë se kjo kompani do të investojë 83 milionë dollarë, ndërsa pritet të hapë mbi 600 vende të reja pune
Kompania “Petromanas” që ka një marrëveshje hidrokarbure me qeverinë shqiptare po zhvillon kërkime për naftë në zonat e Beratit, Lezhës dhe Elbasanit. Kompania ka projektuar shpimin e pusit të dytë në dhjetor në Lezhë, ndërsa në Elbasan do të shpojë pusin e tretë në muajin mars 2013. /E.L/