E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel do dëshmojë për sulmin në Kunduz

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të dëshmojë sot në hetimin parlamentar për sulmin ajror në Afganistan kundër talebanëve, në të cilin humbën jetën edhe civilë afganë.

Sulmi afër qytetit Kunduz ndaj dy cisternave me karburant, që ishin rrëmbyer nga talebanët, ishte urdhëruar nga komandanti gjerman, dhe shkaktoi vdekjen e 142 personave.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm dhanë dorëheqje pas akuzave se e kanë mbuluar vërsuljen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›