Kantrimen vizitë zyrtare në Maqedoni
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Tomas Katrimen sot pritet të mbërrijë në Maqedoni, pas vizitës së tij njëditore në Tiranë.
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) vjen në Shkup për të vlerësuar nga afër krizën politike, mungesën e dialogut politik dhe bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës.
Vizita e tij dy ditë më parë u paralajmërua edhe nga ambasada amerikane, ku siç bëhet e ditur, Kantrimen në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor, ka planifikuar qëndrimin edhe në Shkup, për tu njohur me problemet e fundit që kanë përfshirë vendin.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Kantrimen do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në axhendën e zyrtarit amerikan nuk janë parashikuar takime me krerët e opozitës shqiptare, por edhe partitë e tjera maqedonase.
SHBA ditëve të fundit ka shfaqur shqetësime serioze lidhur me krizën politike dhe mungesën e dialogut midis forcave politike, pas bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës