Panariti Heqja e lapidarit te UPMB-se cenim i te drejtave
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ka deklaruar se heqja në mënyrë arbitrare e Monumentit të UÇPMB-së nga autoritetet serbe, dhe mungesa e dialogut me autoritet lokale shqiptare, janë një cënim i rëndë i drejtave të pakicave, të parashikuara nga aktet ndërkombëtare, si dhe një dhunim i ndjenjave të tyre kombëtare. Këto dekalarata, ministri i Jashtëm i bëri gjatë një takimi me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani. Për ministrin Panariti, deklarimet e Kryeministrit serb, Ivica Daçiç, ku ai i cilëson shqiptarët si elementë terroristë, bien ndesh me frymën e mirëkuptimit që duhet të ekzistojë midis vendeve të rajonit.
Ambasadori italian, duke shprehur shqetësimin për situatën në Luginën e Preshevës, theksoi se dialogu paqësor është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve.
Ambasadori italian, duke shprehur shqetësimin për situatën në Luginën e Preshevës, theksoi se dialogu paqësor është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve.