E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel e Kameronshohin bashkëGjermani-Angli

TORONTO- Ndërsa në Angli është koha e analizës për këtë dështim, kancelarja gjermane Angela Merkel ishte tepër e lumtur në samitin e G20-tës në Toronto të Kanadasë.

Ajo e ndoqi fitoren e skuadrës së Lëv bashkë me kryeministrin anglez Dejvid Kameron, duke braktisuar për një orë e gjysmë samitin. Kancelarja gjermane ishte nga të parat që deklaroi se nëse futbollistët do të luanin me zemër, do të arrinin të triumfonin ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm.

Dhe parashikimi i saj edhe këtë herë ka qenë i saktë. Ndërkohë, zhgënjim për Kameron, që priste diçka më shumë nga futbollistët.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›