Leku drejt rikuperimit ne kembim me euron, dje 135 leke
Kembimi i monedhes vendase, lekut, po kthehet ne normalitet. Gjate fundjaves, leku ka rifituar dukshem vleren ndaj euros duke u kembyer ne kuotat e 135 lekeve, nga rreth 138 leke qe ishte ne mes te javes. Ekspertet e ekonomise mendojne se me vlerat qe ka marre euro ne tregun nderkombetar, kuota normale ne kembimin me lekun eshte 130 leke. Ashtu si ne te gjithe boten e zhvilluar, tregu i kembimit ne vendin tone ka qene shpesh here pre e spekulimeve te momentit. Javen qe shkoi, shkak per kete ishte nje deklarate e kryeministrit Berisha, i cili keshilloi ekspertet e ekonomise qe te shohin monedhen euro si nje mundesi reale per integrimin ne Bashkimin Evropian. Mirepo agjentet ekonomike dhe individet e perkthyen gabimisht dhe nisen menjehere konvertimin e kursimeve te tyre me euron, duke ndikuar keshtu ne zhvleresimin e menjehershem te lekut ne tregun e kembimit. Pas sqarimit qe i bene situates, guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, tregu vendas i kembimit nisi te reflektoje ne favor te ekonomise vendase. Te pakten ne 10 vitet e fundit, leku ka shfaqur qendrueshmeri ne tregun e kembimit me valutat kryesore, euron, dollarin dhe paundin. Sipas Bankes se Shqiperise, stabiliteti i lekut ne tregun e kembimit eshte rrjedhoje e stabilitetit makroekonomik te vendit.