Vlora, linje e re per furnizimin me energji
Perfundon projekti i shtrimit te linjes 20 kilovolt te furnizimit me energji elektrike te qytetit te Vlores, nje investim i perbashket i qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore, me nje fond te pergjithshem prej 9 milione USD. Burime zyrtare te Agjencise se Shperndarjes se Energjise per Vloren, se pak dite me pare perfundoi faza e dyte e ketij projekti, qe parashikonte shtrimin e linjes kryesore ne zonen periferike, tek ish-fabrika e cimentos dhe "Uji i Ftohte", nderkohe qe paralelisht me kete u krye edhe riparimi i rrugeve te demtuara nga shtrirja e linjes. Punimet per zbatimin e projektit te shtrimit te linjes 20 kilovolt, nisen 3 vjet me pare. Faza e pare e projektit, me nje kosto financiare prej 6 milione USD, perfundoi 2 vjet me pare dhe gjate saj u realizua rindertimi i rrjetit te shperndarjes se energjise ne rreth 65 per qind te gjeografise se qytetit te Vlores. Nderkohe, punimet per fazen e dyte me nje vlere prej 3 milione USD, nisen ne muajin mars te ketij viti. Ky eshte investimi me i rendesishem, qe eshte realizuar ndonjehere ne sistemin e shperndarjes se energjise ne qytetin e Vlores. Me perfundimin e tij, konsumatoret e ketij qyteti integrohen ne sistemin e shperndarjes 20 kv, gje qe ndryshon plotesisht standardet e furnizimit me energji elektrike duke eliminuar pothuajse plotesisht defektet ne rrjet. Rrjeti 20 kilovolt, zevendeson ate me parametra 6 kv, i cili ishte plotesisht i amortizuar dhe i papershtatshem per nevojat ne rritje per energji elektrike dhe standardet e furnizimit ne qytetin e Vlores. Efektet e tij jane reflektuar gjate ketyre dy vjeteve kur jane ulur ndjeshem edhe humbjet ne rrjet, te cilat aktualisht llogariten ne nivelin 33 per qind te energjise elektrike, te kategorise familjare dhe subjekte private.