E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2010, me pak shpenzime per disa ministri

Ministria e Financave ka ndare "racionet", e shpenzimeve per vitin 2010. Ne nje udhezim te posacem, drejtuar gjithe dikastereve publike, Ministria e Financave ka percaktuar fondet "tavan", brenda te cilave, keto institucione do te ndajne shpenzimet buxhetore per vitin 2010. Duket se, buxheti i vitit 2010, do te reflektoje pasojat e krizes ekonomike qe po kalon mbare globi. Keshtu ne kuader te rishikimit per realizimin e buxhetit te vitit 2009, eshte aplikuar nje reduktim i "tavaneve" te shpenzimeve kapitale te brendshme per vitin 2010, per disa prej institucionet buxhetore, nder te cilat jane; Ministria e Ekonomise, Ministria e Bujqesise, Ministria e Transportit, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkences, Ministria e Shendetesise, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor. Per te gjitha keto institucione, Ministria e Financave thekson se reduktimet e 'tavaneve' te shpenzimeve kapitale, nuk duhet te ndikojne ne permbushjen e projekteve prioritare te investimeve, te percaktuara ne buxhetin afatmesem 2010-2012.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›