Merkel i kërkon Serbisë dialog me Kosovën
Sipas mediave vendase, mësohet se gjate takimit me Tadiç, Merkel i ka kërkuar qe te rinise dialogu me Prishtinën për normalizimin e situatës ne veri. Kancelarja gjermane tha gjithashtu se si Serbia, edhe Kosova, duhet te vijojnë normalisht dialogun ne Bruksel për tema te cilat kane te bëjnë me karakter teknik, qe përmirësojnë jetën e qytetareve te dy shteteve. Pas mbërritjes se saj ne mesnate, Merkel është pritur nga kryeministri Cvetkoviç ne aeroport e me pas me nderimet me te mëdha nga presidenti Tadiç. Te hënën kancelajra Angela Merkel vizitoi Kroacinë ku u takua me homologen Kosor dhe presidentin Josipoviç. Merkel beri thirrje për përmbushje te reformave përpara integrimit te vendit ne BE.