Vijon ofensiva ne Tripoli
Por ndryshe nga sa ishte deklaruar një dite me pare, për arrestimin e djalit te kolonel Gedafit, Saif Al-Islam është shfaqur përpara mbështetësve te tij ne Tripoli duke deklaruar se “i kane thyer brinjët ofensivës rebele”. “Ishte pjese e planit lejimi i rebeleve ne te ashtuquajturën ‘zone e gjelbër’, ata rëne ne kurth dhe ne i shtypem pa mëshirë. Ne jemi duke fituar,” - tha djali i Gedafit. I pyetur për te atin, Saif tha se koloneli është ne një vend te sigurt. Sa i përket situatës ne terren, ajo duket e qete me te shtëna dhe shpërthime sporadike ne pjesën veriore te Tripolit. Ndërkohë lideri i rebeleve, Mustafa Abdul Xhalil, deklaroi se trupat e tij kane marre kontrollin e 95% te kryeqytetit dhe se ofensiva do te vijoje deri ne rrëzimin e regjimit. Ndërkohë, ne një tjetër reagim te tij, presidenti Obama tha se regjimi është rrezuar. “Situata është delikate. Sa kohe qe ne Tripoli te qëndrojnë figurat qe kane drejtuar këtë regjim, situata paraqitet kërcënuese. Por ajo qe është dukshëm e qarte, është fakti se regjimi është rrezuar dhe e ardhmja e Libisë është ne duart e popullit te tij,” ka deklaruar presidenti i SHBA-ve. Deklarata qe kane përshëndetur rrëzimin e regjimit kane bere edhe krerët e shteteve te Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Rusisë, Australisë e madje edhe te Shqipërisë e Kosovës.