Vazhdojnë shembjet për Unazën e Madhe
Dy banesa te tjera janë shembur gjate paradites nga inspektorati i ndërtimit, duke hasur serish ne kundërshtitë e banoreve te zonës. Ata pretendojnë se nuk po kompensohen ne vlerën reale qe ka shtëpia dhe prona e tyre, por drejtori Dem Dollapi thotë se vonesat ne kompensim kane ardhur për faktin se nuk është paraqitur nga banoret dokumentacioni i nevojshëm për te marre me pas paratë e dëmshpërblimit. Madje për disa prej tyre, të cilët vetme të hënën i kanë depozituar një pjese të këtij dokumentacioni, certifikatat e dëmshpërblimit nuk kane kënaqur banoret e prekur nga prishja. Ata shtojnë se është bere vlerësimi vetëm për shtëpinë dhe jo për pronën mbi të cilën është ndërtuar shtëpia. Kjo është dita e dytë qe po prishen shtëpitë ne këtë zone të kryeqytetit, kur te hënën pati dhe përplasje fizike mes policisë se shtetit qe ka marre ne mbrojtje inspektoratin dhe banoreve qe iu shemben shtëpitë.