E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal brengoset për Sneijderin

Selektori i Holandës, Louis van Gaal, është i dëshpëruar me situatën e Wesley Sneijderit, i cili tashmë disa javë po lihet jashtë ekipit në Inter.

28 vjeçari është aktivizuar rrallë herë nga Nerazzurrët këtë stinor, kurse drejtori sportiv Marco Branca e arsyetoi mungesën e holandezit me refuzimin e tij për të vazhduar kontratën me klubin në pagë më të vogël se ajo aktualja.

“Nuk mund të ndërhyj në situatën mes Interit dhe Sneijderit. Por, e pranoj se brengosem për të. Ai është kreatori ynë më i madh, kapiteni ynë i vërtetë. Kur ai nuk luan për skuadrën e tij, është e pashmangshme që pasojat t’i bartë edhe ekipi ynë kombëtar”, deklaroi Van Gaal për De Telegraaf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›