E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester merr primatin e Premier Ligës

Breshëri golash tek portat e të dyja skuadrave janë shënuar në ndeshjen në mes të Reading dhe Manchester United.

Në pjesën e parë të këtij takimi u shënuan shtatë gola ku Manchester United u rikthye dy herë në rezultat.

Për Manchester shënoi Rooney dy herë në minutën e 16 nga penalltia dhe në minutën e 30, ndërkaq Anderson ishte ai që barazoi rezultatin në minutën 13, kurse Robin Van Persie kaloj në avantazh United në minutën e 34.

Për Reading shënuan: Robson – Kanu. H (8), Le Fonde (19) dhe Morrison në minutën e 30.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 4-3 për Manchester United.

Por, pjesa e dytë nuk ishte si e para.

Reading u tregua skuadër e mirë në minutat e parë dhe pati mundësi që disa herë të barazoi rezultatin por nuk ja doli ndërkaq Manchester United ka mundur ta thëlloi epërsinë sikurse Van Persie të tregohej më i mirë në dy raste tij.

Në fund Manchester arrin të fitoj, fitore kjo që e ngrit atë në vendin e parë në premier ligë, me tri pikë më shumë se Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›