Anan kërkon shtimin e presionit ndaj Sirisë

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas masakrës së djeshme në Al-Koubeir, rajon qendror në provincën sirian Hama, Annan pranoi se plani i tij i paqes për Sirinë ''nuk ishte zbatuar" dhe kërkoi një presion tejet të fortë ndaj Damasut.
"Në të njëjtën kohë që po kërkojmë respektimin dhe zbatimin e ligjeve ndërkombëtare dhe të planit gjashtëpikësh të paqes, duhet bërë i qartë dhe shumë madje fakti që do të ketë pasoja të rënda nëse ky plan nuk zbatohet", theksoi ai.
''Po ashtu duhet vënë theks edhe më i qartë mbi një rrugë tranzicioni paqësor në Siri. Një tranzicion drejt demokracisë, përmes një dialogu mes pushtetit dhe opozitës, është një ndër elementet thelbësore të planit të paqes'', shtoi i dërguari ndërkombëtar Annan./Start/
2012-06-08 09:00