E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Të angazhuar për të ndihmuar pakicat

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qeveria e Kosovës është e angazhuar për përmirësimin e situatë me pakicat.
"Qeveria është seriozisht, sinqerisht dhe esencialisht e angazhuar në përmirësimin e pozitës së pakicave"theksoi Thaçi.
Këto komente, Thaçi i ka bërë në takimin me deputetët dhe përfaqësuesit e partive politike serbe, që morën pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit. Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›