E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Obama dhe Biden kritikojnë vendimin e Gjyqit Suprem

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, publikisht ka kritikuar vendimin e Gjyqit Suprem i cili mënjanoi dispozitat që kufizojnë pjesëmarrjen financiare të korporatave në fushatat parazgjedhore në SHBA. Obama ka përkujtuar korporatat se mund të mund të shpenzojnë deri në pakufi në fushatat parazgjedhore në SHBA, por se është e ndaluar që t'u japin drejtpërdrejt mjetet financiare politikanëve.
Edhe nënpresidenti Xhozef Bajden ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Supreme është tmerrësisht i rrezikshëm dhe se duhet të korrigjohet. Vendim i Gjyqit Suprem është marrë me votimin 5 për dhe 4 kundër.
Gjykatësi Pol Stivens që kishte votuar kundër, qëndrimin e vet e ka shpjeguar me vlerësimin se ky vendim, kompanive multinacionale që kontrollohen nga të huajt, u siguron të drejta të njëjta si qytetarëve amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›