E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kunder shtimit te fondit te shpetimit

Për kancelaren gjermane, Angela Merkel kufiri maksimal i financimeve që mund të lidhen nga Fondi i qëndrueshmë i shpëtimit të shteteve do të mbetet deri në 500 miliardë euro. Ky tavan do të hyjë në fuqi në muajin korrik dhe nuk do të shtohet kundrejt parashikimeve me 500 miliardë euro. Në një konferencë me gazetarët në Mynih, Merkel ka afirmuar se “dua të ritheksoj se nuk po mendojmë një shtim të fondit të qëndrueshëm. Gjithashtu ajo ka deklaruar se për momentin nuk është marrë asnjë vendim  për një mundësi shkrirjeje mes të dy fondeve atij të përhershëm dhe atij aktual EFSF. Është e qartë ka shtuar kancelarja se në kuadër të takimit me FMN në pranverë duhet të marrim një vendim  në Europë pasi kjo cështje zhvillon një rol shumë të rëndësishëm edhe në takimin e Fondit Monetar.  Lidhur me shtimin e volumit të mekanizmit të përhershëm të shpëtimit të shteteve, autoritet funksionarë të BE kanë referuar nga Brukseli se vendet e Eurozonës janë duke vlerësuar një mundësi për rritjen e shumës deri në 700 miliardë euro në fund të muajit mars, në takimin informal të Kopenhagenit të ministrave të finacave të BE. Aktualisht EFSF ka në dispozicion 440 miliardë euro, ndërsa Mekanizmi europian i stabilitetit 500 miliardë por sëbashku mund të financojnë në maksimum deri në 500 miliardë euro.  Nga 440 miliardë të EFSF 192 janë aktivizuar për programin në mbështetje të Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›