Francezet frikesohen nga rritja e taksave

Zgjedhjet presidenciale në Francë kanë shtuar ethet e bizneseve për rritjen e taksave. Përfaqësues të industrisë franceze kanë shprehur zemëratën e sektorit me probleme në lidhje me entuziazmin elektorat të kandidatëve presidencialë në rritjen e taksave. Industrialistët francezë po akuzojnë presidentin, Nicolas Sarkozy, dhe rivalin e tij socialist Hollande se po injorojnë të vërtetat e mëdha dhe nevojën që problemet të zgjidhen me programe të kursimeve të shpenzimeve publike.
Kanë ngelur vetëm 6 javë deri në ditën e zgjedhjeve dhe dy kandidatët kryesorë Sarkozy dhe Hollande kanë publikuar një mori propozimesh që kanë në bazë rritjen e taksave si një formë të sigurt për mbushjen e arkave të zbrazura të shtetit. Përfaqësues të institutit të lobimit për industrinë franceze shprehen se propozimet për rritjen e taksave janë terrorizuese për komunitetin e biznesit. Ndërkohë që në shumë vende të botës premtimi për rritej të taksave në fushatë elektorale konsiderohet si vetëvrasje politike, kandidatët në Francë shpresojnë që në këtë formë të ofrojnë besueshmëri për politikat fiskale për të mos mërzitur votuesit për shkurtime të shpenzimeve buxhetore. Në tentativë për të fituar zgjedhjet Sarkozy në fillim të javës propozoi një taksë për qytetarët që kërkojnë të largohen nga taksat e larta të Francës. Ai propozoi edhe rritje të tatimit të vlerës së shtuar dhe një taksë minimale për kompanitë e mëdha të listuara në bursë. Rivali socialist Francois Hollande e thelloi këtë propozim të konservatorit dhe të enjten tha se do vendosë një taksë për francezët që jetojnë në belgjikë Zvicër dhe Luksemburg. Hollande premton një taksë 75% për të gjithë ata që fitojnë më shumë se 1 milionë euro, uljen e taksës së korporatës për biznesin e vogël dhe të mesëm në 15%, por rritjen në 35% të taksës së korporatës për biznesin e madh.