E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, vizitë zyrtare në Danimarkë

TIRANË- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto po zhvillon sot një vizitë pune në Danimarkë, me ftesë të Ministrit danez të Punëve të Jashtme, Villy Sovndal.

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, gjatë kësaj vizite, ministri Haxhinasto do të takohet edhe me Ministrin danez për Çështjet Evropiane, Nicolai Wammen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të AP të OSBE-së, Spencer Oliver.

Axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, (aktualisht Danimarka ka Presidencën e radhës BE-së), të marrëdhënieve dypalëshe me synim intensifikimin e tyre në të ardhmen, çështje të bashkëpunimit shumëpalësh, të OSBE-së, zhvillimet e fundit në rajonin tonë, etj.

Ministri Haxhinasto zhvilloi ditët e fundit një vizitë zyrtare edhe në Suedi, ku gjatë takimeve me zyrtarë të lartë mori mbështetjen e Suedisë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›