E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zbulohet parcela për kultivim droge në port, 2 në pranga

DURRËS- Zbulohet një parcelë e përgatitur për kultivim droge në portin e Durrësit, dy në pranga. Disa kultivues droge janë joshur nga mjediset e ish-fabrikës së Kurumit, brenda territorit të portit të Durrësit dhe e kanë përgatitur për të kultivuar rrënjë kanabis sativa, duke sfiduar forcat e rendit dhe ato portuale.

Këtë fakt e kanë zbuluar sot efektivët e antidrogës në qytetin bregdetar, të cilët kanë vënë në pranga dy të rinj, 23-vjecarin Fatjon Dani dhe 20-vjecarin Orges Dervishi. Sipas policisë, dy të arrestuarit ishin duke përshtatur mjediset e fabrikës së ish-Kurumit për mbjelljen e bimëve narkotike, me qëllim trafikimin e tyre. Policia e Durrësit po heton për këtë çështje, si dhe për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›