E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për pronat, mazhoranca rrëzon propozimin e Mediut

TIRANË- Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar propozimet e Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu për ligjin mbi fondin e tokave bujqësore, ku kërkohet qe tokat shtetërore të ish-fermave që nuk janë ndarë ende, të përdoren për kompensimin e pronarëve. 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i propozoi Kuvendit të mos shpërndajë tapi në masë, por vetëm subjekteve që disponojnë certifikatën e përdorimit të tokës të marrë konform ligjit 7501. Tokën e atyre që nuk e disponojnë këtë certifikatë, Mediu propozoi që të kalohet në fondin fizik të kompensimit të ish-pronarëve. 

Kryetari demokrat i komisionit Ilir Rusmajli shtyu mbledhjen duke propozuar reflektimin e qeverise për objektin e draftit, ne përpjekje për ta finalizuar pronësinë mbi token bujqësore.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›