E Diel, 1 Nëntor 2026

ertifikimi i zgjedhjeve Subashi Skemi vendosur per voten

Çertifikimi i zgjedhjeve duket ende një gjë e largët sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dëshira Subashi, në një skenar optimist e sheh mbylljen e procesit të 8 majit pas 2-3 muajsh, por pohon se ende nuk e ka vendosur nëse do të japë votën pro rezultatit përmbyllës.

“Kjo vendimarrje bëhet në përfundim të shqyrtimeve të ankimeve nga Kolegji Zgjedhor dhe unë nuk mund të paragjykoj në këtë moment se si do të jetë përfundimi i të gjithë ankimimeve dhe si do të jetë edhe gjykimi në lidhje me rezultatin përfundimtar. Procesi është larg çertifikimit të zgjedhjeve, por mund të jetë fundi i korrikut deri në mesin e muajit gusht, duke uruar që të mos ketë më pavlefshmëri edhe në përsëritjen e zgjedhjeve”-thotë Subashi.

Subashi nuk ndan të njëjtin opinion me Kolegjin Zgjedhor, për ligjshmërinë e vendimit Ristani.

“Kolegji Zgjedhor anashkaloi zgjidhjen e çështjes përfundimisht. Ndaj bindje absolutisht të ndryshme. Akti është me vlerën e një akti normativ dhe përfshirja paraprake e tyre ka pas qëllim të miratojë në kundërshtim me ligjin, në mashtrim të ligjit një rezultat zgjedhor që kërkon një kuorum vendimarrje tjetër”-thekson ajo.

Sipas nënkryetares së KQZ-së, nuk ekziston baza ligjore per të futur në rezultat dhe fletët e kontestuara, ashtu siç ndodhi.

“Është një proces i paligjshëm. Nuk mundet kurrësesi të ndryshonte tabelat e rezultateve të grupeve të numërimit. Ka një bazë ligjore të paqartë thonë ndërkomëbtarët, ndërsa unë them se ka një bazë ligjore që nuk ekziston”-përfundon ajo.

Megjithatë sipas Dëshira Subashit nuk janë ezauruar rrugët ligjore që PS të marrë drejtësi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›