E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetojne me adicin te riciklohen baterite e makinave

Padituria të bën të riskosh shpesh herë shëndetin e familjarëve. Është fjala për vetë drejtuesit e automieteve, nga të cilët, 1 në 8 prej tyre mbajnë bateritë e makinave në shtëpi, duke mos ditur se ato shkarkojnë acid dhe pumb. Këto dy elementë dëmtojnë organet bazë të njeriut, duke nisur nga gjaku deri në dëmtimet e embrionit të shtatzanave apo dhe në tru.

Këto të dhëna u publikuan në raportin e Qendrës Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetizim, pas një monitorimi mbi riciklimin e baterive të përdoruara. Në këto kushte zv/ministri i mjedisit, Taulant Bino ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për t’i dorëzuar të gjitha për riciklim.

“Duket që draft vendimi është më poshtë se vetë limitet e manaxhimit të mbetjeve. Ai vë target për 25-60 % për të një periudhë të caktuar kohore, në një kohë që sot, sipas vlerësimit tuaj jemi në masën 80 %. Duhet ridiskutuar edhe për atë shqetësim që shprehët ju, mënyra se si është hartuar rrezikon që nga një riciklim në masën 80 % të zbresim më poshtë”-thotë Bino.

Në dy pika ricikilimi në vendin tonë, të cilat ndodhen në Vorë dhe Durrës jeta e punëtorëve është në rrezik, pasi ata nuk marrin masa mbrojtëse kur trajtojnë bateritë e përdoruara. Ndërsa 60 përqind e tyre kanë raportuar se jane dëmtuar nga acidi, madje dhe nga shpërthimet e baterive. Në raport citohet se në Tiranë, gjysma e tokave të vendeve, ku grumbullohen bateritë janë të kontaminuara nga plumbi.

Julja Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›